Një e moshuar nga qyteti i Vlorës ka vendosur të votojë në minutat e fundit para mbylljes së kutive të votimit. E pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ajo tregon se shkak ka qenë moti i keq por gjithsesi shprehet e pakënaqur me kandidaturat në qytetin e saj. Sipas saj numri i ulët i votuesve në këtë qytet ka qenë pikërisht për arsye se qytetarët janë ta pakënaqur dhe të pashpresë.