Top Channel/ E marrin në dorë amerikanët: hetim për origjinën e koronavirusit!
10/06/2021 14:33

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertët e shëndetësisë dhe zyrtarët qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, tani po merr vëmendje të re nga autoritetet amerikane, thotë Associated Press. Ekspertët shprehen se hetimi 90-ditor, i kërkuar më 26 maj nga presidenti amerikan Joe Biden, do të shtyjë agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara që të mbledhin më shumë të dhëna pervecse të analizojnë ato që kanë. Disa ish zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, kshin kërkuar publikisht verifikime shtesë. Një sërë shkencëtarësh, përfshirë Anthony Faucin, ende besojnë se origjina e virusit është nga natyra, dhe ai ka arritur të kapërcejë nga kafshët te njerëzit. Por tani do të shihen më me kujdes gjasat për një dalje të tij nga laboratori. Përgjigjia përfundimtare nuk pritet përpara 90 ditëve. Një dokument që ka fituar vëmendje të re është nga DASH i publikuar në ditët e fundit të administratës Trump. Në të theksohej se Shtetet e Bashkuara besojnë që tre hulumtues në Vuhan të Kinës kanë kërkuar trajtim mjekësor për sëmundje të frymëmarrjes në nëntor të vitit 2019. Shumë shkencëtarë besojnë se nuk ka mundësi që një hetim 90-ditor të japë përgjigje përfundimtare. Çfarëdo gjetjeje e këtij hetimi ka mundësi të jetë politikisht shpërthyese, sidomos nëse do të ketë të dhëna që mbështesin apo hedhin poshtë ndonjërën teori

Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06