Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, pasi kishin krijuar një ambient ku luheshin lojërat e fatit. Në operacionin policor të koduar “Poker 4”, u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.