Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa pamje nga zyra e tij me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan që ishte për një vizitë disa orëshe në vendin tonë gjatë ditës së djeshme. Rama i ka bërë një dhuratë duke i thënë se e ka bërë me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.