Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë natës kanë lënë të vrarë të paktën 12 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Gjashtë persona u vranë në kampin Nuseirat, ndërkaq katër të tjerë në Bureixh. Këto kampe refugjatësh në Gazë ishin ndërtuar më 1948, në luftën që ndodhi rreth kohës kur u krijua Izraeli. Edhe dy persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gazë, tha spitali Martirët e Al-Aksës, që pranoi të 12 trupat e pajetë.