Top Channel/ E diela e paqes! Hyn në fuqi marrëveshja që u jep fund luftës në Gaza
18/01/2025 22:13

Qeveria izraelite ka miratuar marrëveshjen me Hamasin për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve të nënshkruar gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes në Doha . Marrëveshja e paqes mes qeverisë izraelite dhe Hamasit hyn në fuqi mëngjesin e sotëm ( e diel 19 janar) rreth orës 8:30, sic specifikon Katari. Nënshkrimi i saj u bë gjatë mbrëmjes mes së enjtes dhe së premtes në Doha. Burimet izraelite të sigurisë thonë se marrëveshja parashikonte fillimisht lirimin e 33 pengjeve në fazën e parë, por prej tyre janë ende gjallë vetëm 25 persona. Mësohet po ashtu se gjithë fazës së parë të armëpushimit, shteti hebre do të lirojë 1,890 të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve të parë izraelitë në duart e Hamasit. Faza e parë e marrëveshjes përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga pjesët e dendura me popullsi të Gazës dhe hyrjen e ndihmave të shtuara humanitare në Gazë. Negociatat për fazën e dytë – e cila pritet të sjellë lirimin e pengjeve të mbetura, një tërheqje të plotë të trupave izraelite dhe "rivendosjen e një qetësie të qëndrueshme" – do të fillojnë ditën e 16-të. Faza e tretë dhe e fundit do të përfshijë rindërtimin e Gazës – një proces që mund të zgjasë me vite – dhe kthimin e trupave të pengjeve të mbetura, nëse ka. E ndërsa orët e para të së dielës do sjellin festë të madhe në rrugët e Gazës tani të shkatërruar nga luftimet 15 mujore, sulmet izraelite në Gaza vazhduan. Të shtunën, agjencia e shpëtimit të mbrojtjes civile të Gazës tha se të paktën pesë anëtarë të një familjeje u vranë kur një raketë goditi çadrën e tyre në Khan Yunis, në Gazën jugore. Në më shumë se 15 muaj luftë midis Hamasit dhe Izraelit, ka pasur vetëm një armëpushim të mëparshëm, për një javë, në nëntor të vitit 2023. Kjo marrëveshje pa gjithashtu lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13