Arrestohet një punonjës policie në komisariatin e Skraparit. Efektivi Dritan Nano akuzohet se shiste armë në qytetin e Çorovodës kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Agjencia e Mbikeqyrjes Policore në Berat sqaron se ndaj Nanos rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.