Top Channel/ E bujshme! Nipi i Trump: Çdo familje ka një xhaxha të çmendur, do votoj për Harris
01/08/2024 19:01

Një goditje të fortë ka marrë Donald Trump, i cili kandidon për presidencën e SHBA-së me partinë republikane. Nipi i tij, Fred Trump III, ka deklaruar se do të votojë për Kamala Harris. Fred Trump, nuk ndalet me kaq pasi përdor edhe karakteristika përçmuese për xhaxhain e tij, duke thënë se shpesh i pëlqejnë shprehjet raciste, dhe e quan edhe “të çmendur”. “Çdo familje ka një xhaxha të çmendur. Xhaxhai im Donald është i çmendur. Ai ka vënë vulën e tij në historinë e familjes”, tha Fredi në një intervistë për ABC News. Fred Trump tregoi se ai i ka bërë gjëra të tmerrshme dhe disa njerëz e pyesin se si arrin ta tolerojë. “Mua më pyesin se si vazhdoj të kem ende marrëdhënie me të. Ai është xhaxhai im dhe ata janë familja ime, kjo do të thotë shumë”, u shpreh Fredi. “Unë nuk besoj se ai është një racist ,” shtoi Fred Trump, kur u pyet. “Unë thjesht mendoj se ai po përdor njerëz, qofshin ata me ngjyrë apo jo. Ju e dini, e quani racist apo jo, por unë nuk e besoj këtë. Ai i përdor ata dhe kur të marrë atë që i nevojitet prej tyre, votat, do t’i shtyjë mënjanë”.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00