Sistemi e-albania ende nuk i është rikthyer normalitetit pas sulmit kibernetik të së dielës. Mos ofrimi i të gjitha shërbimeve publike online po vështirëson sidomos punën e bizneseve,të cilët po lënë një sërë punësh pezull në pritje të zgjidhjes së kësaj problematike. Kohë e humbur dhe disa hapa të kthyer pas. Sipas ekspertëve nëse do të vijohet pa shërbim, sipërmarrësit do të humbasin lekë dhe kredibilitet.