Gjendja fizike e Vladimir Putinit mbetet e mbuluar me mister. Thashethemet rreth problemeve të dyshuara shëndetësore të presidentit rus kanë qarkulluar prej vitesh. Dyshimet kanë nisur që nga viti 2022, kur media e pavarur “Proekt” raportoi praninë e vazhdueshme të mjekëve të specializuar, përfshirë një onkolog dhe dy specialistë të ORL-së, gjatë udhëtimeve të presidentit rus. Regjistrat e fluturimeve treguan dhjetëra vizita midis viteve 2017 dhe 2021, duke nxitur hipotezën e kancerit të tiroides.