Shtimi i rasteve i ka alarmuar autoritetet italiane, të cilat kanë vendosur që nga 6 gushti, të kërkojnë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh. Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat.