Dy persona kanë mbetur të lënduar me mjet prerës dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve paraprake, njëri prej të lënduarve është 28-vjeçar nga Fieri, ndërsa tjetri nga Patosi, të identifikuar si Albion Majaci dhe Loni Seitaj. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, as nëse dy të plagosurit lidhen me të njëjtin sherr. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa spitali është rrethuar nga forcat e policisë.