Pas shpalljes së dy diplomatëve rusë në Kosovë “non grata” nga ana e presidentes Vjosa Osmani, ambasada ruse në Beograd reagoi ashpër duke minimizuar rëndësinë e një një lëvizjeje të tillë. “Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera, për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në deklaratën e saj.