Eamonn Brennan drejtor i përgjithshëm i Eurocontrol, agjencisë europiane për sigurinë e fluturimeve, përmes një postimi në Twitter thotë se Shqipëria gjatë 2021, u prek vetëm -8% nga anulimet e fluturimeve si pasojë e pandemisë. Këtë postim Brennan e shoqëron me raportin vjetor të Eurocntrol nga rezulton se vendi ynë në 2021, krahasuar me vitin 2019 pati vetëm 2000 anulime fluturimesh.