Moska prezantoi prototipin e avionit të saj më të ri e më të vansuar luftarak, i cili mund të lëvizë me shpejtësi supersonike dhe duket se është në rrugën e rivalizimit të F-35 Lightning II amerikan. Vetë Vladimir Putin e inspektoi nga afër plot krenari avionin e pagëzuar Checkmate, prodhim i gjigandit rus Sukhoi sipas programit LTS apo Light Tactical Aircraft.