Ish kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët në Kamëz, ku i ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që hezitojnë t’i bashkohen. Berisha thotë se do të rikthejë vlerat dhe votën e lirë në mënyrë që të zgjedhin për deputet atë që do të shkojë rregullisht tek ta. Nga ana tjetër, Berisha thotë se motoja e tij është për të rrëzuar qeverinë e Ramës është “qytetarë të ndershëm, njerëz të djersës së ballit, atdhetarë të vërtetë, të bashkohemi për të përmbysur narkoshtetin e Edi Ramës dhe veglave të tij për të hapur rrugën e progresit.”