Plazhi i madh i Durrësit është plot me pushues edhe këtë fundjavë shtatori. Koha plot diell dhe temperaturat mbi 30 gradë kanë sjellë fluksin e pushuesve të vjeshtës në plazhet e Adriatikut. Shumë prej turistëve të huaj vijnë për herë të parë si ky grup të rinjsh nga Suedia, po ka dhe të tjerë që, pasi kanë kaluar pushimet e verës, nxitojnë të shfrytëzojnë edhe fundjavat për të pushuar në vendin tonë.