European Policy Center në Bruksel kishte të ftuar kreun e SPAK Altin Dumani në një bashkëbisedim për shtetin ligjor në veprim dhe rrolin e prokurorisë së posaçme, në avancimin e ambicies të Shqipërisë për të qenë pjesë e unionit europian. “Pavarësia nuk ndodh aksidentalisht. Pavarësia e SPAK nuk është simbolike është çelësi për të mundësuar prokurorët dhe hetuesit të punojnë pa frikë apo ndërhyrje” u shpreh Altin Dumani. U pyet për sfidat e rrugëtimit të SPAK gjatë këtyre viteve dhe si është gjetur zgjidhja.