“Jam në Moskë si lajmës i paqes”, këtë koment bëri për gazetarët shefi i OKB-së, Antonio Guterres pas takimit me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, ndërsa pret më tej të përballet edhe me shefin e Kremlinit, Vladimir Putinin. Guterres tregoi se i ka mëshuar idesë për fundin e luftës në Ukrainë, ndërsa në vëmendje ka pasur në mënyrë të vecante edhe korridoret humanitare në qytetin thuajse të rrafshuar të Mariupolit.