Top Channel/ “Duhet polici kibernetike”, profesor Artan Fuga: Kundër mbylljes së Tik Tok!
22/11/2024 19:38

Propozimet e qeverisë në përgjigje të fatalitetit të 14 vjeçarit për kufizimin e përdorimit të botës online nga të miturit e deri në masën drastike për mbylljen e TIK TOK-ut dhe SNAPCHATIT e forcimin e mbikqyrjes me kamera; profesori Artan Fuga nuk i sheh si zgjidhje. “Përgjigja policeske është e gabuar, e dëmshme. Të shtohen kamerat në korrikore, po deshët e në ËC e shkollave, apo të monitorohet mësimi në klasa, të themi të bëhet një BIG BROTHER; të vihen dedektorë metali, të zhduken telefonat nga duart e adoleshentëve. Jo nuk është kjo politika, kjo do ishte politikë represioni!” Virtualiteti është realiteti i të rinjve për akademikët. Ndaj edukimi për një internet të sigurtë është i rëndësishëm dhe jo bllokimi i kësaj hapësire. “Revolta e adoleshentëve ndaj botës së të rriturve është jashtëzakonisht e madhe. Dhe ti i thua që po të mbyll këtë rrjet ku ata komunikojnë? Po mirë po sikur të rinjtë të na thonë po ju mbyll televizionet, po ju mbyll parlamentin… Unë për vete me studentët e mi politikën e kam te hapja e tyre te ëebi, rrjetet sociale. Pse? Se ti po si përdore këto rrjete sociale për kulturimin e tyre, ti ke braktisur fushën ku ata veprojnë”. Por profesor Fuga sheh të nevojshëm krijimin e një institucioni të ri ndëshkues për krimet online. “Nuk mjafton policia rrugore, as e doganës, as policia e shtetit, as ajo private. Patjetër duhet të ndërtohet POLICIA KIBERNETIKE. Kush ka fjalë dhune, akuzon pa të drejtë, shpif ti shkojë nesër policia… jo ta fus në burg, por të ketë gjoba të rënda!” Profesori propozon si domosdoshmëri afrimin e të rinjve me aktivitetet kulturore të detyrueshme që do i largojnë nga dhuna. “E para njëherë të përdorim botën tonë virtuale mirë ne të rriturit. E dyta të hapim botën tonë kulturore ku të rinjtë të gjejnë akses, në art, sport, poezi, biblioteka. Ne po kërkojmë prej 15 vitesh si department te Ministria e Arsimit të fus edukimin mediatik në shkolla. Ka të bëjë për të ardhmen e vendit, nuk na dëgjon njeri! Për këtë unë kërkoj kush ka përgjegjësi, të jap dorëheqjen, të ik, të zhduket nga institucionet që ruajnë të mirën publike”.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52