Top Channel/ “Duhet bërë kujdes me ngjyrat”, Rama inspekton në Gjirokastër Spitalin Rajonal
24/03/2025 17:49

Kryeministri Edi Rama këtë hënë vijoi inspektimet e kantiereve në Gjirokastër. Spitali Rajonal i Gjirokastrës është një godinë historike që shtrihet në një sipërfaqe prej 8 mijë e 600 m2, me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut. “Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka filluar punimet që në dhjetor të vitit që shkoi. Ka të parashikuara rehabilitim të plotë të një godine 4 katërshe, shumë e rëndësishme për të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Është një investim që realizohet me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 4.7 milion euro. Parashikon rehabilitim në tre faza për arsye të mos ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore, pra të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që është e rëndësishme dhe është një nga ato çështje në fakt që ne konsiderojmë sa herë që rikonstruktojmë godinat e spitaleve. Spitali ofron shërbim për plot 60 mijë banorë të qarkut dhe ofron specialitete të tilla si kirurgjia. Këtu ku jemi aktualisht, jemi në shërbimin e pediatrisë, ndërkohë që godina është 4 katërshe, kati minus një ka shërbimin e radiologjisë, ndërkohë që kati i dytë dhe i tretë janë shërbimi i kirurgjisë. Ndërkohë që tashmë parashikohet rehabilitimi i plotë i godinës, plus pastaj edhe mobilimi dhe pajisjet me pajisjet e teknologjisë së fundit që do t’i japin mundësinë edhe të gjithë mjekëve që punojnë këtu, – janë 153 persona staf mjekësor që shërben në këtë spital, – ku 45 janë mjekë dhe pjesa tjetër janë staf infermierorë, i cili shërben në 13 shërbime, shërbime kryesore si kirurgjia, si patologjitë, si infektivi, si pediatria, kemi shërbimin e urgjencës.”- detajoi Ministrja Koçiu teksa theksoi se “Parashikimi për të përfunduar punimet është 24 muaj”. Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punimet cilësore dhe sugjeroi disa ide mbi detaje të projektit, në mënyrë që godina të ruajë karakterin e saj historik. “Duke qenë godinë që ka një karakter historik, duhet bërë kujdes me ngjyrat. Përderisa do e ktheni komplet aty ku ka qenë si arkitekturë duhet ruajtur kjo. Mirë është kjo grija me të bardhat. Është godinë historike. Kjo është me sistem kapot, pra ka dhe efikasitet energjetik.” – tha ndër të tjera Kryeministri.

Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32
Top News- Rama skanon Bashkinë e Tiranës/ Pjesë e takimit e deputetët, kërkon prezencë në terren
03/07 22:01
Top Channel/ Rama “shkund” Bashkinë e Tiranës: Kujdes me zënien e trotuarëve, mos bëhet si Vlora
03/07 21:48
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 20:23
Top News- Rama mbyll takimin me deputetët e Tiranës, kreu i qeverisë largohet i pari
03/07 20:03
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 19:37
Top Channel/ Tabaku nga Kuvendi: Shqipëria s’ka nevojë për tallje dhe propozime shkel e shko
03/07 18:42
Top Channel/ “Ka paqartësi”/ Mazniku sqaron Tabakun për projektligjin për bashkëpronësinë
03/07 18:09
Top News – Paralajmërimi për mbylljen e AKU. Shehu: E rrezikshme! Rama po shkel kuvendin
03/07 17:22