Top Channel/ Dronët misteriozë alarmojnë SHBA-në, reagojnë autoritetet
17/12/2024 21:54

Në një deklaratë të përbashkët, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata Federale e Aviacionit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se gjatë javëve të fundit FBI ka marrë mbi 5 mijë raportime për dronë në disa shtete amerikane, por vetëm 100 prej tyre meritonin hetime të mëtejshme. Pas ekzaminimeve, agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë. Agjencitë në fjalë shprehen se nuk kanë parë asgjë jonormale që mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare. Ato thonë se janë identifikuar disa raste të dronëve mbi objektet ushtarake në Nju Xhersi, por shtojnë se kjo nuk është asgjë e re dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, federale dhe shtetërore. Megjithatë, pikëpyetjet e publikut amerikan, si dhe të disa politikanëve mbi çështjen e dronëve po vazhdojnë. Përse një numër i madh dronësh janë shfaqur papritur në qiellin e Nju Xhersit? Kush i dërgoi? Dhe pse? Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj. Ai shtoi se autoritetet po merren me këtë çështje, por theksoi se burimet janë të pakta. Banorët e Nju Xhersit thonë se hapësira e tyre ajrore, zakonisht e qetë, është ndezur javëve të fundit, ndërsa zyrtarët kërkojnë përgjigje. “Nuk kanë madhësinë e një avioni komercial, por kanë madhësinë e një makine Sepse kur ulen, duken shumë më të mëdhenj. Mund të them se nuk janë dronë civilë. Ka kaq shumë rreth Nju Xhersit, në të gjithë shtetin. Të gjithë i kanë parë gjatë tre ose katër javëve të fundit. Imagjinoni sa para duhet të kushtojë kjo”, thotë Chritopher Stadulis, banor i Nju Xhersit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi teorinë e tij të hënën. Ai nuk tregoi nëse ka marrë ndonjë informacion të klasifikuar mbi këtë çështje. “Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë nga erdhën dhe ku po shkojnë. Dhe, për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Mendoj se do të ishte më mirë që të tregonin se çfarë janë. Ushtria dhe presidenti e dinë. Dhe për disa arsye, ata duan t’i mbajnë njerëzit në ankth. Nuk mendoj se është armiku, sepse po të ishte, ata do t’i shkatërronin dronët. Diçka e çuditshme po ndodh”, tha Trump. Çfarëdo qofshin, të gjithë pajtohen në një pikë: duan përgjigje.

Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
DIGITALB DIGITALB