Top Channel/ Droga me nëndetëse në Itali! Shkatërrohet rrjeti që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë
14/05/2024 19:52

4 shqiptarë nga tiranë vlora dhe dibra janë shpëllur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe itaniane pasi dyshohet se janë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike. Mëngjesin e kësaj të marte autoritetet italiane dhe ato shqiptare në bashkëpunim me njëra tijetrën kanë nisur një operacion në rajonin e Torinos. Falë shkëmbimit të informacionit kontrolle banesash u kryen edhe në shqipëri por pa rezultat. Operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, të koordinuar nga drejtoria e qarkut Antimafia të Torinos dhe në bashkëpunim me shërbimin policor për bashkëpunimin ndërkombëtar, ekspertët ndërlidhës në Tiranë dhe Interpolin. Aksioni i koduar “car wash”, e ka origjinën tek hetimet ndaj disa drejtuesish lavazhesh, të cilat menaxhonin në të njëjtën kohë në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuana. Hetuesit arritën të binin në gjurmët e një shoqate me bazë logjistike në Volvera, ku në vitin 2022 u arrestua një 62-vjeçar me 200 kilogramë drogë të fshehura në shtëpinë e tij. Grupi vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë dhe dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi dhe marijuanë. Verifikimet tregojnë se organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutonin ‘punëtorët e drogës’ në Itali dhe Shqipëri, me qëllimin mbrojtjen, transportin dhe shpërdarjen e lëndës narkotike. Trafikantët, mes të tjerash po tentonin të vinin në përdorim edhe një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me qëllimin ndoshta për finalizimin e transportit të lëndëve narkotike. Mjeti në fjalë në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion, por grupi e kishte testuar disa herë për ta vënë në funksion të trafikut të droges

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06