Pas niveleve rekord të marsit, cmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë prillit njoftoi agjencia e OKB-së për ushqimin. Në indeksin e çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë, që ndjek të gjitha trendet globale të çmimeve ushqimore, niveli i tyre gjatë muajit të kaluar arriti në 158.5 pikë, krahasuar me 159.7 pikë sa ishte në mars.