Pas lajmeve të zymta mbi gjendjen e ekonomisë që kanë pllakosur kontinentin e vjetër fillimisht prej kufizimeve gjunjëzuese të pandemisë së koronavirusit, e më pas prej pasojave zhinxhur të luftës në Ukrainë, nga Brukseli mbërrijnë lajme për dritë në fund të tunelit: Dega ekzekutive e bllokut europian bën parashikime optimist për rritjen ekonomike këtë vit, dhe pret që unioni të shmangë një recesion.