Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë raportuar dëmtimet e para të shtëpive në bashkinë e Bulqizës. Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve.