Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi aleatin e tij të vjetër, Sergei Shoigu, nga pozita e ministrit të Mbrojtjes. 68 vjecari kishte qenë në krye të kësaj ministrie që në vitin 2012, e tani pritet të caktohet sekretar i Këshillit rus të Sigurisë. Vendin e Shoigusë e zë ish-zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, 65 vjeç, një politikan pak i njohur dhe i specializuar në çështjet ekonomike.