Top Channel/ Dosjet e ish-sigurimit/ Një vizitë në arkiv, ja si përgatiten të dhënat për lexim
25/10/2024 19:49

Kush njeh të shkuarën, nuk e rikthen më atë. Por ndërkohë mijëra dosje presin të lexohen. Në ambjentet e Autoritetit të informimit mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit u organizua me mbështetjen e OSCE-së një vizitë në arkiv për të parë nga afër punën e arkivistëve e për të mësuar më shumë si përgatiten të dhënat për lexim, si mund të përdoren ato e si duhet mbrojtur privatësia e viktimave të regjimit. Qasja në dosjet e ish-sigurimit të shtetit shqiptar u plotësua edhe me ndarjen e përvojës nga ish zëdhënësja për arkivën e Stasit, ekspertja gjermane Dagmar Hovestadt. “Historitë që më kanë mbetur në mendje vec torturave për vdekje, që janë të dhimbshme për të gjithë sigurisht, më e tmerrshme është të përballesh me tradhëtitë; që një shok apo më keq një vëlla ose vetë nëna spiunon fëmijën apo njeriun e zemrës. Nuk është fare e lehtë të dish kush të ka thyer besimin, por është po aq e vështirë edhe për autorin të pranojë fajin e të thotë që “po, kam bërë gabim!” Ndaj dhe njerëzit nuk duan shpesh të shikojnë pas të kaluarën. Por ajo nuk fshihet, vetëm se ti nuk do! Është gjithmonë aty, duhet ta lësh të dalë në sipërfaqe, që të pastrohet ajri dhe të shtrosh një rrugë më të mirë për të ardhmen”. Diskutimi mbi interpretimin e të dhënave në dokumentet e ish-sigurimit të shtetit u fokusua te koncepti midis dy kohëve; të vërtetat e komunizmit që përplasen me të vërtetat e shoqërisë demokratike. “Nuk është se do të përballeni thjesht me ca letra. Por do të futeni te e shkuara më e errët e vendit. Ndërsa do të shihni arkivat, do të kërkoni të vërtetën, e do të lexoni të vërtetat e tyre. “Në arkivë do të gjeni gjysmën e historisë së shtetit shqiptar. në 50 vite komunizëm u ndërtua një aparat propaganda, censure dhe shkeljesh të drejtash të njeriut, jo vetëm për mohim fjale por mohim jete dhe jo vetëm për kundërshtarin politik por edhe në 3 breza të familjes së tyre”.

Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03