Top Channel/ DOSJA/ Në periudhën 2014-2022, Meta e Kryemadhi kryen kirurgji estetike në Vjenë dhe…
22/10/2024 20:05

Detaje të reja dalin sot në dritë për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha SPAK tregon se si nisi hetimi ndaj tyre nisur nga denoncimet. “Ne datën 15.09.2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr.165 te vitit 2022. Ky procedim ishte regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Idajet Beqiri i cili kallëzon shtetasit Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi se kanë kryer veprat penale “Fshehja e të ardhurave” e parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” e parashikuar nga neni 245 i K.Penal, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e parashikuar nga neni 257/a i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Në kallëzimin e tij, kallëzuesi pretendon se në vitet 2014 – 2022, çifti Metaj-Kryemadhi, kanë marrë shërbime mjekësore dhe shërbime të kirurgjisë estetike, me qëllim humbjen në peshe dhe ndryshimin e pamjes së tyre. Shërbime të tilla sipas kallëzuesit ndër të tjera janë marrë ne Klinikën Private “Goldenes Kreuz Vjenë” nga mjeku G. P., në Kliniken “Casa di Cura Privata Domus Medica” në San Marino. Sipas kallëzuesit, jo vetëm që kosto e këtyre shërbimeve mjekësore është e lartë, çka nuk justifikohet me të ardhurat e çiftit Metaj – Kryemadhi dhe si rrjedhojë nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore të pasurisë të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por dhe burimet e financimit të tyre janë me shuma parash me origjinë korruptive. Veç kësaj, sipas kallëzuesit, këto lloj trajtimesh mjekësore, kërkojnë shpenzime të vazhdueshme, të cilat nuk mund të justifikohen me te ardhurat e çiftit. Në vijim nga ana e organit të akuzës është vendosur bashkimi i procedimit Nr.165 date 15.09.2022 me procedimin penal Nr.122 date 10.06.2022”, theksohet në dosje.

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40