Top Channel/ DOSJA! Kastriot Ismailaj i pagoi Metës qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011
22/10/2024 20:48

CEZ DIA, është një ndër çështjet që po hetohet ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ra në pranga një ditë më parë ndërsa po kthehej nga Kosova. Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte me shoqërinë CEZ. Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH. Në vijim të dëshmisë Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premton Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht. Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Çelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë “Nereida” shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës. Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Meta nuk kishte marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar më pas që Kastriot Ismailajt t’i shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria. Pas kallëzimit penal të shtetasit Romeo Kara, si edhe duke vlerësuar përfundimet e arritura nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thekson SPAK, në çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj, hetimi ishte përqendruar në marrëdhëniet e të pandehurit Kastriot Ismailaj me shtetasin Ilir Meta (Metaj), roli i këtij të fundit në kontratën e lidhur mes DIA dhe “CEZ Shpërndarja”, përfitimet e parregullta të shtetasit Ilir Metaj në këmbim të kësaj kontrate, theksohet në dosjen e GJKKO. Provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, sipas organit të akuzës kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Metaj ka patur marrëdhënie të hershme, si dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Ministër i Jashtëm dhe më pas si Ministër i Ekonomisë, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe “Cez Shpërndarje”. Ky konkluzion përforcohet dhe nga fakti se në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë “Cez Shpërndarja”. Shteti shqiptar ishte përfaqësuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kane provuar se ka qenë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhjen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë para Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë. Nga të dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptare, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve e nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas. Rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj. Nga dëshmia e shtetasit grek Josef Hejsek e dhënë para Arbitrazhit të Vjenës, përftohet e dhëna se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme ( Ilir Metaj). Më konkretisht, ky shtetas ndër të tjera ka dëshmuar se: “Ne diskutuam këto çështje me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërise (“METE”)”, theksohet në dosje.

Top Channel/ Thirrje për protestë kombëtare, organizatorët njoftuan 13 tetorin për tubim masiv
02/10 23:12
Top Channel /Shqipëria në tregun e përbashkët, propozimi i fortë i KE për nëntë shtete
02/10 23:10
Top Channel/ Përplasjet me qeverinë për pagat, ambasadori i OSBE takim me gjyqtarët e prokurorët
02/10 23:03
Top Channel/ Berisha, ftesë protestuesve: Sillni emra për kandidatë bashkish
02/10 22:52
Top Channel/ Shqipëria mbyll një tjetër kapitull! Më 13 tetor mbledhja ndërqeveritare me BE
02/10 22:48
Top News- Nga Begaj tek Baba Mondi, mungoi Berisha/ Politikanët që u pritën nga ambasadori amerikan
02/10 22:44
Top Channel/ Protestat studentore përshkallëzohen, 2000 të arrestuar dhe 305 policë të plagosur
02/10 22:34
Top Channel/ Pamje apokaliptike nga zjarri në fshatrat e Peqinit, era e fortë e terreni i vështirë
02/10 22:27
Top News- Profesionistët e lirë kërkojnë më shumë siguri, ankohen për konkurrencën e pandershme
02/10 22:27
Top News- Flakët ‘përpijnë’ ullishtet, zjarri në Peqin del jashtë kontrollit
02/10 22:20
Top Channel/ Pritja e Ambasadës Amerikane për Eric Wendt, kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi
02/10 22:06
Top Channel/ Mbi 48 orë pa energji elektrike, banorët e Levanit në Fier, vijojmë të jemi në errësirë
02/10 22:04
Top Channel/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, protestuesit: Ramës i ka hyrë ‘lepuri në bark’
02/10 21:59
Top News – Alarm për bombë në Peshkopi/ Kërcënohet biznesmeni, eksploziv në kuti pice
02/10 21:30
Top News- Alarm në Peqin, flake gjigande përpijnë sipërfaqe të mëdha me pemë
02/10 21:02
Top News- Levani në errësirë, banorët pa energji elektrike: Ndërhyni!
02/10 21:01
Top Channel/ Përplasja me Kurtin i “pret kokën” kryeprokurorit! Shkarkohet kreu i Speciales
02/10 19:54
Top Channel/”50 mln lekë ose bombë”! Kërcënohet biznesmeni në Dibër, kërkesa u dërgua me kuti picash
02/10 19:50
Top Channel/ “Do bëj çmos të bëjmë Shtëpinë e Kujtesës”, Berisha në Korçë: Që nesër do të…
02/10 19:44
Top Channel/ Berisha në foltore në Korçë, i moshuari: A nuk ju vjen turp që…
02/10 19:43