Top Channel/ DOSJA! “E ka thirr Damianin në zyrë”, SPAK zbërthen telefonin e Kryemadhit
22/10/2024 20:46

Detaje të reja dalin në dritë për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbërthehen bisedat e Kryemadhit. “Në datën 31 Mars 2014, herët ne mëngjes, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “Mjes. Po qe se ka kohe … Jam gati”. Lidhur me kete bisede rezulton se ne datën 31 Mars 2014, ora 18:39, Monika Kryemadhi ka komunikuar me shtetasin Edmond Haxhinasto duke i shkruajtur “Jam Mona mos ma harro porosine”. Edmond Haxhinasto eshte pergjigjur se nuk e ka haruar porosine dhe neser ne mëngjes niset. Monika i lutet qe ta njoftoje me qellim ge ta terheqe Milena.” Në të dhenat e ruajtura ne telefon, Adrian Shatku, Ema Çoku, Edmond Haxhinasto, Piro Xhixho, Ermal Topalli etj. Nga bisedat rezulton se prej muajit nentor 2013 e ne vijim, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta jane angazhuar ne favor te kompanise UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, dega Shqipëri, me president shtetasin Adrian Shatkun, me qëllim që kjo kompani te marre leje, per te shtruar ne akset rrugore të vendit, rrjetin e fibrave optike të internetit, punime që deri në atë kohe, bazuar në urdherin Nr. 120 date 2 3 Gusht 2010 të Ministrit të Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, i ishin njohur ekskluzivisht kompanise ATU sh.p.k. Po kështu personat nën hetim Metaj – Kryemadhi, janë angazhuar për të mundësuar lidhjen e një kontrate interkoneksioni nderkombetar me kompanine Vodafone Albania. Ky fakt vërtetohet nga të gjitha komunikimet me email dhe mesazhe, qe shtetasi Adrian Shatku ka bere me shtetasit Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, Ema Çoku (kusherira e Adrian Shatku), Piro Xhixhon (ish Kryetar i AKEP), Ermal Topalli (ish – Drejtor i Drejtorise se Liçensimit dhe Rregullave të Ndertimit ne Ministrine e Transportit dhe Infrastruktures) dhe Rudolf Papën (Ish shef i kabinetit te kryetarit te bordit t e AKEP) si dhe nga dokumentet shkresore te siguruara gjate hetimit. Bazuar ne te dhënat e perfituara nga akti i ekspertimit te telefonit IPhone, , marredhenia e shtetasit Adrian Shatkut me personin nen hetim Monika Kryemadhi eshte dokumentuar qe prej dates 04 Maj 2011, dite kur Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit email linkun e qendres (lixhe) mjekësore Lanserhof. Nga hetimi ka rezultuar se llir Meta, Monika Kryemadhi dhe familjare te tyre kane frekuentuar kete qender disa here per periudhen 2013 – 2022. Ne datën 17 Prill 2012, shtetasi Adrian Shatku i ka derguar Monika Kryemadhit email me subjekt “New AMEX” (American Express) dhe foton perkatese, e cila nuk eshte rikuperuar nga ekspertimi dhe nuk shte arritur te identifikohet. Në daten 08 Gershor 2012, David Zaikin, me adrese i ka derguar email Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, lidhur me rezervimet ge ai ka bere ne Lanserhof per logari te Monika Kryemadhit, vajzes se saj dhe shtetases Brisi Zaimi. David Zaikin shkruan: “-Adrian, Mona, Hope all is well. Please advice asap Regards D”. Ne daten 06 Korrik 2012, shtetasi Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit, email me permbajtje adresën e tij dhe te kompanise, pa dhené detaje te tjera se cila eshte arsyeja e ketij e-maili. Ne daten 09 Tetor 2012, Adrian Shatku i ka përcjellë Kryemadhit, email-in qe nje dite me pare i kishte derguar Drejtorit Ekzekutiv te Vodafone Albania, Dietlof Mare. Bazuar ne permbajtjen e email-it, Adriani i ka kerkuar mbeshtetje, per rrjetin e fibrave optike te internetit BIA (Ballkan -Itali) si dhe bashkepunim ne interkoneksionin zanor hyres dhe dales. Bashkelidhur i ka derguar edhen prezantimte kompanise UNIFI Communication INC. Ne datën 29 Korrik 2013, Adrian Shatku i ka derguar Kryemadhit ne email “tabelat e ligji 28 Kor rik 2013 dhe buxhetit_ 2013”. Adriani i ka dhene edhe shpjegime ne gjuhen angleze, duke i thene se po punon per ta bere me te detajuar, por po ja dergon per te patur ajo nje ide. Ne daten 1 8 Tetor 2013, Kryemadhi i ka derguar Adrian Shatkut email me subjekt “Dinner” ku i shkruan se” “Kam folur per ta, jane ok, me merr pak tek Ema”. Ky email eshte ne vijim te emalit qe ka derguar Adrian Shatku ku shkruan: “Ema…. Shiko a eshte e mundur … jane ish Special Agent FBI dhe CIA dhe miq që ja vlen shume ti kemi afer dhe ne Shiperi. Po qe se Shqiperia nuk ka fonde i gjen vete me USAAID etj. Per te tjerat flasim ne Tirane. Me thuaj a behet agjenda e meposhtme. Ngaqe jane 5 veta dhe une 6 dhe duhet te pergatisim kohene agendes, etj. Eshte ideale per LSI dhe Meten.”. Bashke me kete email ka derguar edhe komunikimin qe ka patur me Daniel.Freedmanm më 8 Tetor 2013. Në datën 24 Mars 2014, Adrian Shaku i shkruan Monikes se John eshte ne Tirane dhe “ishte shume e rëndësishme per ty the IM (Ilir Meta). John do ti inkurajoje te giithe ministrat dhe drejtorët ge të punojne në grup nën vizionin e IM.” . Nga verifikimi i kryer ne sistemin TIMS dhe nga bisedat qe jane zhvilluar ne vijim, behet fjale per shtetasin John Morreira, drejtor ekzekutiv i kompanise JMP Strategic Solution Inc. Kjo del edhe nga komunikimet e zhvilluara nga data 21 -27 Mars 2014 midis shtetasit Eriol Brahimllari dhe personit nen hetim Monika Kryemadhi si dhe nga keqyrja e te dhenave te sistemit TIMS per hyrje-daljet e shtetasit John Moreira. Monika Kryemadhi eshte takuar ne daten 20 Mars 2014 me shtetasin John Moreira dhe kjo del nga mesazhi i datès 19 Mars 2014, ge shtetasja Ema Coku i ka derguar Monikes ku i shkruan “Mos harro neser ne 9.00 me xhonin”. Në daten 12 Mars 2014, Ema Coku informon Monika Kryemadhin se Ermal Topalli, ne ate kohe Drejtor i Liçencimit ne Ministrine e Punëve Publike, i kishte dërguar email nepermjet te cilit e vinte ne dijeni se kishte marre urdher ge te zgjaste proceduren dhe pala tjeter (ATU shpk ), të vihej në dijeni. Monika Kryemadhi i shkruan Ema Çokut se Ermali të bëjë sa më shpejt propozimin për VKM dhe se VKM ështe mbi urdherin e Ministrit dhe nuk ankimohet dot ne Giykate. Në daten 28 Mars 2014, Kryemadhi i ka shkruar shtetases Çokut: “Thuaj kushos ka thirr Damianin tani ne zyre”. Ne datën 29 Mars 2014, rezulton se Adrian Shatku eshte ne pritje te nje lajmi dhe bisedon me Monika Kryemadhin nepërmjet sms-ve. Monika i shkruan se: “Ok dje eshte takuar me Damianin por s’fola se na vdiq vellai nje shoku dhe gjithe naten isha atje, por takohemi mbasdite se ne drek eshte me ca.” Po ashtu në vijim i shkruan “Sa ta takoj se te henen iken ne Danimarkë.” Adriani i pergjigjet se: “Po pra sot ideale.. Pastaj me and you do the rest” dhe Monika i pergjigiet “Pa merak”. Pas rreth nje ore nga ky mesazh, Monika i shkruan Adrianit: “Neser mbasdite vone me tha Iliri ne Tirane”. Adriani i shkruan “Perfect”. Nga biseda rezulton se Adriani eshte ne pritje te nje takimi me llir Meten, i cili sic thote Monika “Ska ardh se kane gjyqe ne kushtetuse parlamenti dhe jane keq ngaqe giykata iua kthen mbrapsht. Adriani i thote se nëse mundet ta takoje te nesermen ne mengies, ose ne te kundert tja beje ajo biseden. Ne datën 31 Mars 2014, herët ne mëngjes, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “Mjes. Po qe se ka kohe … Jam gati”. Lidhur me kete bisede rezulton se ne datën 31 Mars 2014, ora 18:39, Monika Kryemadhi ka komunikuar me shtetasin Edmond duke i shkruajtur “Jam Mona mos ma harro porosine”. Edmond Haxhinasto eshte pergjigjur se nuk e ka haruar porosine dhe neser ne mëngjes niset. Monika i lutet qe ta njoftoje me gellim ge ta terheqe Milena.” Ne orën 18:55, Monika Kryemadhi i ka dërguar Adrian Shatkut mesazh ku i shkruan ” E firmosi Mondi neser e percjell tek Milena”, sipas dosjes së SPAK.

Top Channel/ Eksploziv në Fushë-Krujë, shpërthen makina e kryetarit të njësisë administrative
30/09 12:50
Top Channel/ Pensionet rriten me 2.5%, qeveria miraton vendimin, përfitojnë 721,398 pensionistë
30/09 12:47
Top Channel/Elbasanit i ‘ikin 5 gjyqtarë’, transferohen në rrethe të tjera, dosjet e mbingarkuara…
30/09 12:18
Top Channel/ Tritol ish të dashurës së Laert Haxhiut, lënda plasëse afër dritares ju jetonte nëna…
30/09 12:13
Top News – Gjykata e Lartë voton, por nuk zgjedh dot. Asim Vokshi zëvendëson Zaçajn në Kushtetuese
30/09 11:47
Top Channel/ Në masën arrest shtëpie, Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu në Spak
30/09 11:39
Top News – Mocioni për programin e Ramës / PD e shtron te kryetarët, PS- Të riformulohet
30/09 11:32
Top Channel/ Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes, si i grabiti dy automjete në Tiranë
30/09 11:26
Top News- Dy shqetësimet e bankave/ Tensionet e jashtme dhe tregu i pronave në vend
30/09 10:49
Top Channel/Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj konferencë për shtyp
30/09 10:40
Top Channel/ I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, pamje
30/09 10:08
Top News – Shpërthim i fuqishëm te shtëpia e ish të dashurës së Laert Haxhiut
30/09 09:54
Top Channel/Shpërthim tritoli në banesën e Klea Gjatës, e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiu
30/09 09:07
Top News – Taksat e makinës paguhen online tek e-Albania
30/09 09:07
Top Channel/ I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29/09 23:08
Top Channel/Putin dekreton draftin ushtarak, kërkon 133 mijë rekrutë të rinj për ushtrinë në vjeshtë
29/09 21:35
Top News- Shehaj mesazh Berishës për garën e Tiranës, kërkon aleancë: Ndaj mendjen!
29/09 21:10
Top News- Trump takon Netanyahun/ Paqja në Gaza gjithnjë e më afër, diskutojnë planin e SHBA
29/09 20:12
Top Channel/ Agron Shehaj i vë kushte Berishës: Negociojmë vetëm për kandidat jashtë partive
29/09 19:39
Top News- Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, reagon noterja, ja çfarë thotë
29/09 19:37