Autoritetet iraniane u dorëzuan në fund dhe i dhanë dritën jeshile vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër. “Vaksina Johnson&Johnson, qe jepet me një dozë, u miratua”, tha udhëheqësi i Administratës iraniane të Ushqimit dhe Barnave, Mohammad Reza Shanehsaz.