Hezbollahu duket se është pajtuar në parim me projektmarrëveshjen e armëpushimit me Izraelin, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse negociatatt ende vazhdojnë pas dyersh të mbyllura. Televizioni libanez Lbci njoftoi se qeveria atje e ka informuar administratën e Bidenit se grupi militant i ka dhënë një përgjigje pozitive pushimzjarrit të propozuar me shtetin hebre.