Disa policë janë parë në punë në stacionin policor të Sveçanit në veri të Kosovës, edhe pas lajmërimit për dorëheqjen e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër ishin veshur civil, merrnin pajisjet dhe futeshin në makina private Deri më tani as MPB e as Policia nuk sqarojnë se si po zbatohet dorëheqja e policëve.