Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila shoqërohej edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një mesazh të qartë gjatë vizitës në Prishtinë. "Status-quoja është e paqëndrueshme”, prandaj Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me urgjencë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, tha zyrtarja e lartë amerikane, e cila e nisi turin ballkanik me vizitën në Kosovë.