Izraeli ka dhënë alarmin se Irani po planifikon sipas shtetit hebre “një akt terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro. Akuza erdhi nga zyra e kryeministrit të shtetit hebre menjëherë pas arrestimit të një personi në ishull, i cili dyshohet se ishte rekrutuar për të kryer sulmet. Republika islamike që është vend armik i Izraelit, e hodhi menjëherë poshtë kete pretendim si “të pabazë”.