Indrit Cërloj, ish-drejtori i burgut është lënë në burg, ndërsa mjekja e institucionit Ylfete Sema është lënë në ‘arrest shtëpie’ në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit. Pas përfundimit të seancës së sotme, avokatët mbrojtës dhanë një prononcim për mediat, ku ndër të tjera theksuan se do të ankimojnë vendimin për klientët e tyre.