Gjykata e Durrësit lë në burg babanë që bëri marrëveshjen prej 5 mijë eurosh për të shitur foshnjën ende palindur. Përfaqësuesja e akuzës, duke iu referuar denoncimit të rastit në Fiks Fare e cilësoi flagrant rastin dhe pse në tentativë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Embrah Nuredinin nga Elbasani dhe me banim në Durrës.