Në ceremoninë zyrtare të organizuar në Kryeministri për nderimin e sportistëve medalistë të mundjes Chermen Valiev dhe Islam Dudaev dhe trajnerët e tyre, që sollën për të parën herë në historinë e vendit tonë dy medalje olimpike të fituara në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, është akorduar nga Kryeminisri Edi Rama vlerësimi përmes shpërblimeve financiare për sportistët medalistë dhe trajnerët e tyre.