Kina po ndërmerr një luftë të fuqishme ekonomike kundër Australisë dhe po përpiqet që ta thyejë aleatin e Shteteve të Bashkuara, thotë koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për rajonin e Indo-Paqesorit, Kurt Campbell. Presidenti amerikan Joe Biden e ngriti cështjen e raprezaljeve tregtare të Pekinit ndaj Kanberrës në takimin virtual me homologun kinez, Xi Jingping, shtoi Campbell, sipas të cilit “Kina po kërkon që ta dërrmojë Australinë, e ta gjunjëzojë si shtet”.