Dy të diplomuar të Harvardit janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. Ne do të hyjmë në dialog për negociatat e koalicionit me të gjitha partitë, përveç GERB-it, partia e ish-kryeministrit Boiko Borisov, dhe DPS-së, partia e pakicës turke; deklaroi Kiril Petkov, i cili sipas të gjithë parashikimeve dhe rezultateve paraprake, dhe kolegu i tij, Asen Vasilev, arritën një fitore befasuese në zgjedhjet parlamentare dhe tani janë kandidatët më premtues për postin e kryeministrit."Partnerët tanë të natyrshëm janë Bullgaria Demokratike, BS, partia Socialiste Bullgare dhe “Ka një popull të tillë'.