Top Channel/Djali i Biden, plane me Serbinë për investime: dalin emailet!
04/12/2021 15:59

I biri i presidentit Joe Biden, Hunter Biden, kishte planifikuar një takim për investime me ish-presidentin serb, Boris Tadic dhe me “individë të pasur” , shkruajnë mediat në Kosovë. Sipas tyre, ai madje kishte ndërmend të organizonte një udhëtim atje me makinë me të atin asokohe zv/president i SHBA-së, në kohën kur ndodhej në Europë për një vizitë zyrtare. Foxnews ka publikuar emailet që tij e dëshmojnë një gjë të tillë. Kanali i njohur televiziv pretendon se Hunter ishte duke krijuar kontakte me një agjent të huaj serb dhe me ambasadorin e atëhershëm të Serbisë në SHBA prillin e vitit 2010 më qëllimin që të organizonte takimin e mundshëm për investime. Emailet tregojnë se Mark Doyle, që më parë kishte shërbyer si këshilltar i lartë për Joe Bidenin, dhe si drejtor për financa kombëtare në kandidaturën e pasuksesshme të Bidenit për president më 2008, kishte vënë kontakte me Hunter-in më 16 prill 2010, për t’i thënë se ishte takuar me shefin e stafit të presidentit të atëhershëm serb dhe se ata kishin kërkuar informacion mbi interesin e treguar nga djali i Biden. Raportohej se Hunter ishte takuar me ambasadorin serb në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Petrovic, dhe me këshilltarin e Tadicit për siguri kombëtare, Jovan Ratkovic. Tadic vetë këmbëngul se nuk e ka takuar kurrë Hunter Bidenin.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05