Kolonel Elton Reso në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliun, jep këtë përditësim për punën e deritanishme të ekipit shqiptarë të kërkim shpëtimit në Turqi. “Ditët kanë qenë të vështira pasi puna jonë vazhdon 24 orë. Kërkimet i kemi bërë me rotacion, njëri ekip pushon pak dhe tjetri vazhdon, situata është jashtëzakonisht e vështirë por deri tani çdo gjë ka ecur mirë”- tha kolonel Elton Reso. Kolonel Reso shpjegon se në çfarë kushtet po ndihmon ekipi shqiptarë.