Dita Ndërkombëtare e Gruas po festohet dhe protestohet në Tiranë. Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është vendosur instalacioni “Këpucët e kuqe”. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ato janë vendosur në formë rrethore dhe të fiksuara, gjë që tregon se nuk do të qëndrojnë vetëm për një ditë aty.