Top Channel/ Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare! Zbulohen sfidat e shqipes
21/02/2025 20:05

Qenia që lind është e gatshme për t'u bërë njeri, por nuk mund të bëhet pa shoqërinë dhe gjuhën. Me gjuhën ne bëhemi njerëz dhe pjesë të kësaj shoqërie. Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, të shpallur 23 vite më parë nga UNESCO për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe edukimin shumëgjuhësh, studiues dhe gjuhëtarë diskutuan në Tiranë sfidat me të cilat përballet sot gjuha shqipe. Krahas pranimit të huazimeve, për gjuhëtarët është e rëndëishmë ruajta e shqipes e veçanërisht dialektve. Nuk duhet t'u shpallim luftë huazimeve, por nga ana tjetër, duhet të jemi të kujdesshëm për përdorimin pa kriter të fjalëve të huaja dhe të panevojshme që e shpërfytyrojnë gjuhën. Futja e fjalëve shtegtare, kërkesa e shkollës për të përdorur gjuhën standarde, futja e termave të teknologjisë ka bërë një presion mbi gjallërimin e dialekteve. Media ka një rol shumë të madh. Sa shumë përdoren fjalë të huaja në media, por pse nuk përdoren fjalë dialektore. Më bën përshtypje një djalë në Big Brother që përdor gjuhën kosovarçe, ai përdor fjalë shumë të bukura. Mendoj se gjuha shqipe ka nevojë të gjallërohet, jo vetëm me forma leksikore, por edhe me forma sintaksore. Ruajtja e gjuhës së nënës është thelbësore për të mbajtur gjallin kombin dhe kulturën, ndaj për studiuesit është i nevojshëm njehsimi i terminologjive në Shqipëri dhe Kosovë. Ministritë e Arsimit të dy shteteve të krijojnë një komision të përbashkët për terminologjinë e lëndëve shkollore. Është urdhëruese që këto terminologji të arrijnë në një farë njehsimi sepse ka shumë ndotje gjuhësore që nuk ka fuqi një gjuhëtar që të bindës, për shembull, autoritetet e Tiranës të heqin fjalën markatë. Është një ndotje gjuhësore në mes të Tiranës. Për të ruajtur ekzistencën e saj, gjuha shqipe duhet të integrohet në teknologjitë e avancuara, sikurse është dhe Inteligjenca Artificiale për të qenë e pranishme te brezat e rinj, veçanërisht ata që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.

Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30