Top Channel/ Dita më e nxehtë në histori! Planeti regjistroi temperaturën ekstreme të dielën
23/07/2024 23:14

E diela që lamë pas ishte dita më e nxehtë e regjistruar në histori! Në 21 korrik, temperatura mesatare në rang global arriti 19.09 gradë Celsius dhe ishte dita më e nxehtë në Tokë që të paktën nga viti 1940, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus. Ky është viti i dytë radhazi që temperaturat mesatare globale bien tejkalojnë rekordet e klimës, sipas të dhënave paraprake nga agjencia e gjurmimit të klimës që monitoron temperaturat që nga mesi i viteve 1900. Ky rekord vjen teksa shumë vende durojnë valë të nxehta të zgjatura. Rreth njëqind qytete në të gjithë SHBA-në po përjetojnë ditët më të nxehta të verës në histori, ndërkohë që të nxehtë ekstrem po përjeton edhe Evropa. Pavarësisht se të dhënat janë regjistruar që nga mesi i shekullit të 20-të, zbulimet e temperaturës tregojnë periudhën më të ngrohtë që planeti ka parë në të paktën 100,000 vjet, sipas shkencëtarëve që kanë studiuar të dhënat e klimës të nxjerra nga bërthamat e akullit dhe shkëmbinjtë koralorë. Shkencëtarët lidhën rekordin e vitit të kaluar me fenomenin e El Niño, një model klimatik natyror në oqeanin Paqësor me një efekt ngrohjeje dhe ndotje nga karburantet fosile, që po bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës. Ndërsa rekordi i këtij viti vjen ndërsa El Niño po zhduket dhe po kalon në fazën e tij të ftohtë La Niña, duke nënvizuar ndikimin e rëndësishëm të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu. Rritja e papritur e temperaturave globale është e lidhur me nxehtësinë anormale në pjesë të mëdha të Antarktidës, sipas Copernicus. Ngrohja e shpejtë e këtij kontinenti të akullt është një prirje që po alarmon shkencëtarët. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00