Kremtimi i festës së ujit të bekuar në Korçë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit me celebrimin e meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Më pas, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit te lulishtja “Vangjush Mio”, ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Në Pogradec, kryqin e gjeti Niko Nikolla, ndërsa besimtarët siç e do tradita e kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shenjë mbarësie për familjet e tyre.