Me qindra besimtarë të të gjitha moshave vizituan në këtë ditë të bukur me diell Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, në Tiranë. Në ditën e Sulltan Novruzit kremtohet fisnikëria e bektashinjve dhe ringjallja e jetës dhe e shpresë për të ardhmen. “Sot është ditëlindja e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë përkon edhe me ekuinoksin pranveror”– shprehen qytetarët. “Unë di që për 40 vjet dita e Sulltan Nevruzit ka bërë diell dhe ndahet dimri dje dhe pranvera sot e tutje.”