Sheshi i Kuq i Moskës u mbush me njerëz në atë që njihet si Dita e Fitores në Rusi, të kremtuar me një paradë ushtarake madhështore e një përpjekje të Kremlinit për të shpalosur fuqinë ushtarake të vendit, e cila këtë herë kontraston me fushatën e diskutueshme të tij në vijat e frontit në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin e përdori fjalimin e rastit për të treguar sesi një “luftë e vërtetë” po zhvillohet sërish kundër vendit të tij, ndërsa akuzoi elitat perëndimore për “mbjellje të urrejtjes dhe të rusofobisë”.