Top Channel/ Dita e Europës, BE-ja mes krizave dhe sfidave të së ardhmes
09/05/2021 11:51

"Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen", deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier në kuadër të 9 majit, ditës së Europës që nis këtë radhë një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime. „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë." Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian”, u shpreh Steinmeier. Për dekada me radhë, Bashkimi Europian ka qenë një forcë e fuqishme shtytëse e paqes dhe prosperiteti në Europë, një mekanizëm mbikombëtar bashkëpunimi, me pak se një federatë politike por më i fuqishëm se një regjim internacional. Pas një gysmë shekulli të shënjuar nga recesioni ekonomik e dy luftra botërore, komuniteti ekonomik i krijuar në 1957-tën nga Traktati i Romës u shndërrua në arsyen përse kontinenti europian shijoi periudhën me të gjate të paqes e begatinë më të madhe që kishte parë ndonjëherë. Por sot, është pllakosur nga kriza e sfida. Një situatë në fakt që duket se përsëritet që prej 2009-tës: në fillim ishte kriza e eurozonës, pastaj ajo e emigracionit, më tej lufta e Britanisë për shkëputje, sot pandemia i koronavirusit dhe nën sipërfaqe, sfida e fjetur por tejet shqetësuese ndaj vetë demokracisë që përbën thelbin e vlerave të përbashkëta të Unionit. Nuk kanë munguar nga ana tjetër as sfidat e jashtme si ngërci në marrëdhëniet transatlantike, fuqizimi i Kinës, provokimet e Rusisë. Pas reagimit të ngadaltë ndaj krizës së Covid 19, Brukseli po përpiqet të tregohet më aktiv, por këshilla që i japin analistët është të fokusohet tek ajo cfarë duan vërtet qytetaret e tij e të mos humbasë kohë me fjale, por të veprojë!

Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00